Nëntë vatra zjarri aktive, katër prej tyre janë nën kontroll

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se deri në orën shtatë të mëngjesit sot janë aktive nëntë zjarre në hapësira të hapura, nga gjithsej 63 që ishin regjistruar gjatë ditës së djeshme.
Katër zjarre janë vënë nën kontroll, një është lokalizuar, ndërsa 49 janë shuar plotësisht.
Sipas QMK-së, aktualisht janë aktive vatrat e zjarrit në:
– Çuçer Sandevë – Bllacë, ku është përfshirë vegjetacion i ulët;
– Fshati Vizbegov në komunën e Shutkë, ku është përfshirë një deponi;
– Prilep, në fshatin Beshisht dhe zonën Beshishki Rid, ku digjet pyll i përzier;
– Në rajonin e Brodit të Maqedonisë, ku janë përfshirë pyje me lis dhe shkurre, ndërmjet fshatrave Creshnevo dhe Lokvicë, me vegjetacion të ulët;
– Zjarr i përhapur nga fabrika “Samokov” në fshatin Ramnë;
– Pyje të përziera në fshatrat Slatinë dhe Kovçë.
Në komunën e Çashkës, poshtë Solunskës Glava, në zonën “Burimet e Babunës” dhe “Babinë Dypka”, raportohet tym në zona shkëmbore, ndërsa në fshatin Nikoliç të Dojranit digjet pyll me bimësi të ulët.
Zjarri në Koçan është lokalizuar në zonën Babishte, mes fshatrave Jastrebnik dhe Polakë, ku ishin përfshirë vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier.