Nëntë firma morën ftesë që të dorëzojnë ofertë financiare për ndërtimin e autostradës Bukojçanë – Kërçovë

Nëntë firma po hyjnë në procesin e zgjedhjes së kontraktorit për ndërtimin e autostradës Bukojçanë – Kërçovë në Korridorin 8, në gjatësi prej 11,5 kilometra, pasi përfundoi faza parakualifikuese në bazë të tenderit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Firmat parakualifikuese morën ftesë që të dorëzojnë oferta financiare deri më 30 shtator të këtij viti.
NPRRSH paralajmëron se me mjete të siguruara me hua nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, së shpejti do të fillojë ndërtimi i seksionit të autostradave nga Bukojçani deri në Kërçovë.
“Me qëllim që të përzgjedhet Kontraktori më i përshtatshëm për ndërtimin e seksionit të autostradës, u shpall tender parakualifikimi në përputhje me procedurat e prokurimit të BERZH-it. Procesi i parakualifikimit ka përfunduar dhe janë parakualifikuar nëntë kompani, të cilat kanë marrë ftesë për të paraqitur oferta, me afat për dorëzimin e ofertave deri më 30.09.2025, pas çka do të vijojë vlerësim i detajuar i ofertave të paraqitura dhe përzgjedhja e Kontraktorit më të përshtatshëm për punimet e ndërtimit për ndërtimin e seksionit të autostradës. Pas afatit të dorëzimit deri më 30.09.2025, i ndjekur nga një vlerësim i detajuar i ofertave të paraqitura dhe përzgjedhja e Kontraktorit më të përshtatshëm për punimet e ndërtimit për ndërtimin e seksionit të autostradës”, informoi NPRRSH.
Sipas NPRRSH, ndërtimi i seksionit të autostradave Bukojçanë – Kërçovë, si pjesë e Korridorit Rrugor Evropian 8 në nivel të autostradës dukshëm do të përmirësohet lëvizja dhe shkëmbimi tregtar, siguria në rrugë, do të shkurtohet koha e udhëtimit, dhe do të rriten mundësitë për zhvillimin ekonomik.
Seksioni ekzistues në rrugën shtetërore A2 nga Gostivari deri në Kërçovë është projektuar para më shumë se 50 vjet dhe është ndërtuar si rrugë e vetme me dy korsi komunikacioni në dy drejtime, ndërsa në disa vende në qafat malore ka edhe korsi të tretë për vetura të ngadalshme. Për shkak të vëllimit të rritur të komunikacionit dhe kushteve jo të mira mjaftueshëm të zgjidhjes bashkëkohore në autostrada në të cilat do të zhvillohet transport i shpejtë, i sigurt dhe pandërprerë ndërkombëtar dhe vendor i udhëtarëve dhe mallrave.
Sipas paralajmërimeve paraprake të institucioneve kompetente, shpenzimet e përgjithshme të projektuara për seksionin e autostradave janë 132,7 milionë euro, prej të cilave 110 milionë euro hua nga BERZH, ndërsa 19,8 milionë euro grant i investimeve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor.
Sipas thirrjes për parakualifikim që u shpall më 4 shkurt të këtij viti, seksioni i ri i autostradës do të ketë korsi të dyfishtë me dy korsi trafiku prej 3,5 metrash me një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë. Punimet përfshijnë gjithashtu ndërtimin e qarkoreve, urave, kanaleve, një tuneli, kanaleve të kullimit, mureve mbrojtëse. Ky seksion është vazhdim i rrugës Gostivar – Bukojçan, me gjatësi prej 30,1 kilometrash, e cila është pjesë e pakos së seksioneve të autostradës që po ndërtohen nga konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”, dhe tashmë ka aktivitete në terren.
NPRRSH informon se ka aktivitet të përforcuar ndërtimor edhe në ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, gjithashtu në Korridorin 8, me çka do të ketë lidhje të plotë në autostrada nga kryeqyteti Shkup deri në qendrën turistike Ohër.