Nentanyahu refuzoi sërish thirrjen e OKB-së për zgjidhjen me dy shtete

Nentanyahu refuzoi sërish thirrjen e OKB-së për zgjidhjen me dy shtete

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka përsëritur thirrjen për zgjidhje me dy shtete, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyaju e ka refuzuar sërish mundësinë e një shteti sovran palestinez, raporton Radio Evropa e Lirë.

“E drejta e popullit palestinez për të ndërtuar shtetin e tyre, duhet të njihet prej të gjithëve”, ka thënë Guterres të shtunën në Kampala, në një takim me kombet që kanë qenë neutrale gjatë Luftës së Ftohtë.

“Refuzimi për të pranuar zgjidhjen me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët, dhe mohimi i të drejtës së shtetësisë së popullit palestinez, janë të papranueshme”.

Sipas Guterresit, mohimi i zgjidhjes me dy shtete po zgjat konfliktin, që është kthyer në kërcënim global për paqen dhe sigurinë, dhe po kontribuon në polarizim dhe forcim të ekstremizmit në çdo vend.

Ai i ka përsëritur thirrjet për armëpushim të menjëhershëm në betejën në mes të Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

MARKETING