Nënshkruhet Memorandum i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi
MARKETING
Në ambientet e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dje në Shkup u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet këtij institucioni dhe Universitetit të Tetovës.
MARKETING
Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zendeli, dhe nga Kryetari i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Dushan Tomshiq.
“Ky akt shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional në promovimin e barazisë dhe mbrojtjen nga diskriminimi,” tha UT në një komunikatë pas nënshkrimit.
Sipas komunikatës, ky bashkëpunim synon organizimin e aktiviteteve edukative dhe shkencore, përfshirë trajnime, seminare dhe punëtori, “me fokus në ngritjen e vetëdijes së studentëve për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit.”
“Studentët pjesëmarrës do të pajisen me vërtetime dhe certifikata për pjesëmarrjen e tyre, ndërsa institucionet do të angazhohen në shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta,” tha UT në komunikatë.
Sipas tyre memorandumi në fjalë përfaqëson një hap “konkret drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.”

