Nënshkruhet marrëveshja me USAID-in, Kosova përfiton grant mbi 34 milionë dollarë

Nënshkruhet marrëveshja me USAID-in, Kosova përfiton grant mbi 34 milionë dollarë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në USAID, Kerry Monaghan Hogler kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë.

Në takim ishte i pranishëm edhe dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar pas nënshkrimit të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Kosova ka përfituar afro 35 milionë dollarë.

Osmani para mediave ka falënderuar SHBA-në, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Po ju drejtohem pas nënshkrimit të marrëveshjes e cila do të ndikojë drejtpërsëdrejti në plotësimin e objektivave zhvillimore të vendit tonë. Sot së bashku me SHBA-në nënshkruam marrëveshjen për grantin për zhvillim. Si rezultat i saj do të kemi në dispozicion 35 milionë dollarë, për projekte të cilat kontribuojnë në përmirësimin e jetës për gjithë qytetarëve”, tha ajo.

Ndërkaq, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier theksoi se kjo marrëveshje për grantin prej më shumë se 34 milionë dollarë konfirmon partneritetin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të SHBA-së me popullin e Kosovës. /Telegrafi/

 

MARKETING