Nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik në Kishinau të Moldavisë – restaurohet biblioteka historike “Mihail Çakir”
Në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau – një qytet historik dhe kulturor i gagauzëve, me mbështetje të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), u rinovua biblioteka historike e kryeqytetit “Mihail Çakir”, e cila si pjesë e bibliotekës komunale ishte themeluar në vitin 1992.
Në ceremoninë e hapjes së bibliotekës morën pjesë kryetari i Bashkisë së Kishinaut, Ion Ceban, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, ambasadori i Turqisë në Kishinau, Uygar Mustafa Sertel, kryetari dhe anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Moldavisë, studiues, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Gjatë fjalës së tij në ceremoni, kryebashkiaku i Kishinaut, Ion Ceban, theksoi rëndësinë e projekteve të realizuara nga TIKA-s duke thënë:
“Deri më sot kemi bashkëpunuar me TIKA-n në shumë fusha të ndryshme si në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe kulturë. Këto projekte kanë sjellë kontribute të rëndësishme për qytetarët e Kishinaut. Dua t’i shpreh falënderimet e mia më të sinqerta TIKA-s.”
Dr. Mahmut Çevik: Jemi të lumtur që kontribuojmë në kulturën gagauze
Fjalë rasti kishte edhe nënkryetari u TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, i cili foli mbi rolin e rëndësishëm që ka dhënë mendimtari Çakir në kulturën gagauze.
“Sot jemi këtu për të inauguruar bibliotekën e dedikuar për një personalitet të rëndësishëm të mendimit dhe besimit gagauz, Mihail Çakir. Gjithë jetën ai ka punuar për zhvillimin e gjuhës dhe historisë gagauze, duke dhënë një kontribut të madh në letërsinë moldave. Jemi krenarë që jemi pjesë e një projekti që mban emrin e tij.”
Rreth Mihail Çakirit
Mihail Çakir ishte një nga figurat më të shquara të Besarabisë në fushën e kulturës, arsimit, shkencës, shtypit dhe fesë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Çakir me origjinë gagauze ka dhënë një kontribut të madh në arsimimin fetar, kulturor dhe gjuhësor të popujve të ndryshëm që ishin pjesë përbërëse e Besarabisë.
Mihail Çakir është i njohur për studimet e tij mbi gjuhën dhe historinë e popullit gagauz, si intelektual ku përmes librave dhe botimeve të para, ka qenë pioner i kulturës gagauze, si një lider shpirtëror i komunitetit gagauz.