Në VK “Tabanocë” dhe në “Bogorodicë” pritet deri 30 minuta

Në VK “Tabanocë” dhe në “Bogorodicë” pritet deri 30 minuta

Rruga rajonale Makedonski Brod – Shkup edhe më tej është e mbyllur për çdo lloj të automjeteve për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”, informoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, vërehet një frektuencë e shtuar e automjeteve, në VK “Tabanocë” koha e pritjes për hyrje është rreth 30 minuta, në VK “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje është rreth 20 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

MARKETING