Në VK Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth një orë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është matur.
Lidhja Automoto e Maqedonisë njofton se në vendkalimin kufitar “Tabanoc” vërehet frekuencë e rritur e automjeteve në vend, koha e pritjes është rreth 30 minuta
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM njoftoi gjithashtu se që nga pasditja e djeshme, trafiku i automjeteve të rënda është normalizuar në dalje nga vendi, nga PB “Dizel” deri në VK “Bllacë”.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.