Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga shtetit pritet rreth një orë

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga shteti,  ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth një orë. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, bëri të ditur LAMM-i.

I mbullur për komunikacion për shkak të asfaltimit, sot do të jenë seksioni Veles – Gradsko në periudhën nga 08:00 – 18:00, dhe Demir Kapi – Davidovë në periudhën nga 10:00 – 16:00.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në disa vende në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Prej 1 korrik e deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në vend vendoset regjim veror i komunikacionit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese me masë të përgjithshme mbi 15 tonë, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Datat janë në vijim: të premten nga ora 17:00 deri në 22:00, të shtunën nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe të dielën nga ora 09:00 deri në 22:00.

Në rrugën magjistrale A2: Shkup – Ohër – Shkup, gjatë fundjavës është i ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda të mallrave, masa totale e të cilave kalon 7,5 tonë, në intervalet e mëposhtme: e premte nga ora 15:00 deri në ora 22:00, e shtunë nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00 dhe të dielën nga ora 07:00 deri në 22:00

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

MARKETING