Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

MARKETING

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

MARKETING

Sample Image

Komunikacioni në aksin e rrugës Veles-Tetovë dhe anasjelltas mes dy kryqëzimeve Volkovë dhe Kondovë, është mbyllur plotësisht për shkak të punimeve ndërtimore dhe e njejta do të jetë dykahëshe në një distancë prej 300 metrash në drejtimin Tetovë-Veles.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

MARKETING