Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa, ndërsa rrugët janë me lagështi për shkak të kushteve të motit.
Sipas njoftimit, qarkullimi jashtë zonave urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar, ndërsa në pikat kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve, të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të kenë kujdes të shtuar në zonat malore dhe luginore, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.

