Në vend që të jetë në seancë Shtekli përfundon në spital: “Është i pakontaktueshme dhe i dezorientuar”

Në vend që të fillojë në ora 10:00 siç ishte parashikuar, fillimi i procesit gjyqësor ndaj Rade Trajkovski – i njohur si “Shtekli”, dhe nëntë të akuzuarve të tjerë për tregti me lëndë narkotike pritet të vonohet.
Shkaku i vonesës, siç njoftoi gjyqtari Ilija Tërpkov që udhëheq këtë rast, është njoftimi i marrë nga Burgu i Shkupit se Trajkovski është hospitalizuar në Klinikën e Neurologjisë për shkak të problemeve shëndetësore. Sipas njoftimit, Trajkovski në orët e mëngjesit ka qenë “në gjendje të pakontaktueshme dhe i dezorientuar”, dhe për këtë arsye është dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike për kontroll mjekësor.
“Sipas njoftimit, i akuzuari ka pasur kriza edhe gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot është dërguar në institucion shëndetësor”, tha gjyqtari Tërpkov.
Për këtë arsye, seanca pritet të nisë nga mesi i ditës, me shpresë se pas ekzaminimeve mjekësore, Trajkovski do të sillet në Gjykatën Themelore Penale në Shkup dhe seanca do të mund të zhvillohet.
Aktakuza ndaj grupit të Rade Trajkovski–Shtekli është ngritur në fund të majit pas hetimeve të Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.