Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik 2025/26

Në Universitetin e Tetovës ka filluar afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik 2025/26

Në Universitetin e Tetovës ka filluar sot afati i dytë i regjistrimeve për studentët e rinj në vitin akademik 2025/26.

Ky afat do të zhvillohet në të gjitha njësitë akademike të UT-së dhe u jep mundësi kandidatëve që nuk arritën të regjistrohen në afatin e parë.

Sipas konkursit zyrtar, kandidatët mund të aplikojnë prej 9 deri më 12 shtator 2025, ndërsa rezultatet preliminare do të shpallen më 15 shtator. Në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, përkatësisht në programet studimore Mjekësi e Përgjithshme dhe Fizioterapi, nuk ka vende të lira, pasi numri u plotësua që në afatin e parë.

Megjithatë, Universiteti i Tetovës, siç theksohet në kumtesë, ofron programe studimore në të gjitha fushat e shkencës dhe artit, duke krijuar kushte për zhvillim akademik e profesional të studentëve.

UT i fton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar që të aplikojnë në këtë afat të dytë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të studiuar në njërin prej programeve të shumta që ofron universiteti.

MARKETING