Në Tetovë përurohet murali i Nedim Bajramit

Në oborrin e Shkollës së Mesme Tekstile në Tetovë u përurua sot murali i futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami. Projekti synon të frymëzojë të rinjtë përmes figurave pozitive nga sporti.
MARKETING
Në ceremoninë e zbulimit morën pjesë përfaqësues të komunës, nxënës, qytetarë dhe vetë Bajrami, i cili u shpreh i nderuar për këtë gjest të veçantë në vendlindjen e familjes së tij.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, mes njerëzve të mi,” tha ai, duke shtuar se megjithëse është i fokusuar te Rangers, nuk përjashton mundësinë që një ditë të luajë për Shkëndijën.
Murali synon të jetë një simbol frymëzimi dhe motivimi për të rinjtë e Tetovës.