Në territorin e SPB Manastir janë sanksionuar 51 shoferë nën ndikim të alkoolit
Mbrëmë në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 04:00 në territorin e SPB Manastirit është kryer kontroll i intensifikur për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjet nën ndikimin e alkoolit.
Siç kumtojnë nga MPB-ja, me këtë rast janë sanksionuar 51 vozitës (26 në Prilep, 10 në Manastir, 5 në Makedonski Brod, 4 në Resnjë, nga 3 në Krushevë dhe Demir Hisar).
Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 49 lloje të tjera shkeljesh.
“Kontrollet vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në kumtesën e MPB-së.