Në “Tabanoc” u gjet sasi e madhe e parave te një shtetas turk
Policia ka arrestuar 51 vjeçarin nga Shkupi, pasi tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 1120 copë monedha të ndryshme gjatë hyrjes në vend nëpërmjet vendkalimit kufitar Tabanoc. Me të është zhvilluar bisedë zyrtare në të cilën personi ka sqaruar se monedhat i janë dërguar me ngarkesë, sipas marrëveshjes së mëparshme me persona në Republikën e Serbisë, prej nga ka shkuar për t’i marrë. Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë në Stacionin Policor Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit do të merren masat e nevojshme. Ndërkaq, një shtetasi turk i janë konfiskuar 31.000 euro para të gatshme të padeklaruara, teksa po kalonte kufirin në Tabanoc. Nga Ministria e Punëve të Brendshe sqarojnë se gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Porsche Cayenne” me targa rumune, drejtuar nga J.O. (60) nga Republika e Turqisë janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme të padeklaruara në vlerë prej 31.000 euro. Paratë i janë dorëzuar Drejtorisë doganore, ndërsa personi është dorëzuar dhe ndaluar për procedurë të mëtutjeshme.