Në Tabanoc pritje deri në 40 minuta, në anën e Preshevës kolona të gjata

Në Tabanoc pritje deri në 40 minuta, në anën e Preshevës kolona të gjata

Auto moto lidhja e Maqedonisë (AMLM) raporton sot në mëngjes se janë shtuar pritjet në vendkalimet kufitare Tabanoc me Serbinë dhe Bogodoricë me Greqinë.
Në pikat e tjera kufitare të Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata.

Sipas njoftimit, pritjet janë deri në 40 minuta. Ndërsa nga ana, siç informojnë nga Sindikata e Automjeteve të Serbisë, në vendkalimin kufitar të Preshevës, është duke u formuar një kolonë e automjeteve kilometërshe.

MARKETING