Në Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalja nga RMV është rreth 30 minuta

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Nga atje thonë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
“Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në pikat kufitare. Në pikën kufitare Tabanocë , koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 15-30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM.