Në spitalet e Shkupit janë hospitalizuar rreth 80 të lënduar nga tragjedia në Koçani

Në Klinikat e Shkupit në spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe në “8 Shtatori” janë hospitalizuar më shumë se 80 persona që janë lënduar në zjarrin që ka ndodhur në diskotekën në Koçani.
Drejtori i spitalit të Qytetit, Nebojsha Nesto ka konfirmuar për MIA se tek ata janë pranuar deri tani 29 persona, mes të cilëve edhe të mitur, me djegie të rënda në fytyrë, qafë dhe duar.
Nga Toariluc për MIA kanë thënë se tek ata janë pranuar 31 persona ndërsa ka edhe të mitur,transmeton SHENJA.
Në spitalin 8 Shtatori janë pranuar 17 persona. Në klinikën për kirurgji katër persona.