Në Shkup u sanksionuan 254 shoferë

Në Shkup u sanksionuan 254 shoferë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 254 masa, nga të cilat 53 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalimi në dritë të kuqe, 20 masa për mospërdorimin e rripit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

MARKETING