Në Shkup marsh i dytë protestues kundër ndotjes së ajrit

Në Shkup marsh i dytë protestues kundër ndotjes së ajrit

Marsh i dytë protestues kundër ndotjes së ajrit po mbahet sot në Shkup, në iniciativë të “Qytetit të gjelbër human”.

Protesta filloi para Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vazhdon drejt Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe drejt Qeverisë, ndërsa është parashikuar të përfundojë para barakave të Qytetit të Shkupit.

Kjo protestë është e dyta që mbahet, pasi siç thonë organizatorët, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet edhe pse kanë kaluar tre javë nga protesta paraprake dhe dy javë nga kërkesat e parashtruara. Arsyet e mbajtjes së protestës, siç thonë ata, janë vdekjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit, të cilat përbëjnë 17.7 përqind të totalit të vdekshmërisë në vend në nivel vjetor.

QGjH kërkon nga Qeveria dhe komunat të marrin masa të menjëhershme dhe afatmesme për përballimin e ndotjes.

Ata kërkojnë nga Qeveria që të obligojë DPHM-në që të fillojë parashikimin e inversioneve të temperaturës në lugina, për të menaxhuar më mirë ndotjen e ajrit, si dhe të publikojë në një regjistër të personave juridikë dhe vendndodhjen e tyre që duhet të kenë leje pune të integruar B, e që nuk i posedojnë.

Nisma kërkon gjithashtu ndalimin e korsive të qarkullimit në bulevardet më të gjera se minimumi 3 metra, si dhe ndalimin e importit në vend të automjeteve të përdorura më të vjetra se 10 vjet dhe nën standardin EURO 5, si dhe importin e automjeteve të reja me standard minimal prej EURO 6.

 

MARKETING