Në Qytetin e Shkupit diskutim publik për planet e përgjithshme urbanistike për komunat Çair dhe Butel

Qyteti i Shkupit në kuadër të procedurës për përpunimin e Planit të ri të përgjithshëm urbanistik PPU 2022-2032, organizon Debat publik me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në procesin e planifikimit dhe rregullimit të hapësirës. Diskutimi publik për hapësirën e përfshirjes urbane të Planit të përgjithshëm urbanistik të Qytetit të Shkupit për territorin e Komunës Çair dhe Komunës Butel, do të mbahet sot në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit (baraka nr. 13), në periudhën prej orës 9 deri ora 11 për Komunën Çair dhe në periudhën prej orës 11 deri ora 13 për Komunën Butel.
Qytetarët mund të japin propozime, mendime dhe vërejtje të tyre gjatë diskutimit publik, e të njëjtit mund t’i dorëzojnë edhe me shkrim në arkivin e Qytetit të Shkupit (baraka nr. 16) ose në mënyrë elektronike në adresën [email protected].
Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve të interesuar dhe përfaqësuesve të komunitetit që aktivisht të përfshihen në këtë proces me interes publik.