Në mesnatë përfundon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturat e pavarura për zgjedhjet lokale të 19 tetorit përfundon në mesnatë.
Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri të shtunën, nënshkrimet për kryetarë komune mblidheshin në 16 komuna për gjithsej 22 kandidatë, ndërsa nënshkrimet për anëtarë të këshillave po mblidheshin në 11 komuna për gjithsej 12 lista.
Nënshkrimet për kryetarë komune po mblidhen në Makedonska Kamenicë (dy kandidatë), Kumanovë, Debarcë, Ohër, Strugë, Dibër, Qendër, Demir Kapi, Makedonski Brod, Koçan, Manastir (dy kandidatë), Mogillë, Novaci (dy kandidatë), Gostivar, Demir Hisar (katër kandidatë) dhe për Qytetin e Shkupit.
Nënshkrimet për listë këshilltarësh po mblidhen në Makedonski Brod, Koçan, Çeshinovë Obleshevë, Manastir (dy lista për këshilltarë), Mogillë, Shën Nikollë, Llozovë, Karposh, Kumanovë dhe Nagoriçan i Vjetër.
Afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komune dhe këshilltarë për zgjedhjet lokale është 13 shtatori.
Afati i fundit për kontrollimin e Listës zgjedhore e në të gjitha zyrat dhe departamentet rajonale të KSHZ-së është 11 shtatori.
Regjistrimi për vëzhgimin dhe raportimin e zgjedhjeve është gjithashtu në vazhdim.