Në mars do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazit me Greqinë

Në mars do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e interkonektorit të gazit me Greqinë

Në mars presim të nënshkruajmë marrëveshjen për fillimin e ndërtimit të interkonektorit me Greqinë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se dokumentacioni i tenderit është përfunduar, dhe se është zgjedhur kompania me ofertën më të mirë.

“Por, gjithashtu do të më lejoni t’ju them një lajm të mirë, e ky është se ne më në fund presim që në muajin mars të nënshkruajmë marrëveshjen për të filluar ndërtimin e interkonektorit me Greqinë meqë dokumentacioni i tenderit ka përfunduar. Kemi kompani që ka çmimin më të lirë, ofertën më të mirë. Kemi dritën jeshile nga bankat që e financojnë atë – BEI dhe BERZH, kështu që unë pres që të hyjmë këtu me një mundësi tjetër, e kjo është që më në fund interkonektori jugor të jetë funksional dhe operativ. Kjo është afërsisht tre miliardë metra kub normal në vit, tha sonte kryeministri në konferencën për media në Qeveri në të cilën paralajmëroi një mega-investim prej mbi një miliard euro në impiante centrale gazi nga grupi turk “Kazançi Holding”.

Nga ana tjetër, interkonektori verior, siç tha Mickoski, është pjesë e projekteve që do të financohen në Planin e rritjes së miratuar nga BE-ja.

Javën e kaluar, kompania “Terna” filloi punët preliminare në pjesën greke të interkonektorit të gazit natyror që do të lidhë Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Магистралните гасоводни делници Скопје-Тетово-Гостивар, како и Битола-Неготино треба да бидат завршени годинава, а се очекува да биде избран и партнер за секундарната гасификација.

Kompania “Terna” është përzgjedhur katër muaj më parë si kontraktore për pjesën greke të interkoneksionit, me ç’rast mori përsipër projektin e detajuar, prokurimin e materialeve dhe ndërtimin e gazsjellësit Nea Mesimvria-Evzoni/Gjevgjeli.

Projekti pritet të finalizohet në pranverën e vitit të ardhshëm, një periudhë kohore e zhvendosur për shkak të vonesave nga ana jonë.

Gazsjellësi është planifikuar të jetë 123 kilometra i gjatë, 67 kilometra prej të cilit janë në territorin e Maqedonisë, shtrihet nga Nea Mesimvra drejt Negotinë përmes Gjevgjelisë dhe të lidhë dy sistemet kombëtare të transmetimit të gazit natyror në mënyrë që të diversifikohen burimet e furnizimit me gaz natyror në Maqedoninë e Veriut.

Paralelisht, përmes projektit, vendi ynë do të ketë mundësi të furnizohet me gaz natyror dhe gaz natyror të lëngshëm (GNL) nga terminalet greke në Revitusa dhe Aleksandrupoli.

Kapaciteti fillestar do të jetë 1.5 miliardë metra kub në vit, me mundësinë e zgjerimit në 3 miliardë metra kub në vit, ndërsa janë zbatuar studime në mënyrë që tubacioni të ketë specifikime të përshtatshme për transportin e hidrogjenit të gjelbër.

Me ndërtimin e interkonektorit, për shkak të pozicionit gjeografik, vendi ynë mund të bëhet udhëkryq në rajon, pasi lidhja me Bullgarinë tashmë ekziston, po punohet për atë me Greqinë, ndërsa vitin e kaluar u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me Serbinë, i cili pritet ta bëjë këtë vend një rrugë tranziti përmes së cilës me gaz do të furnizohet jo vetëm Serbia, por edhe Hungaria dhe Austria.

MARKETING