Në Liverpool ndizet “alarmi i kuq”, tani Slot rrezikon shkarkimin

Në Liverpool ndizet “alarmi i kuq”, tani Slot rrezikon shkarkimin

18 pikë në 12 javë janë shifra që flasin qartë, shifra që vërtetojnë se Liverpool është mbërthyer nga një krizë e thellë, aq sa në Angli flasin për një shkarkim të mundshëm të Arne Slot. Mbi teknikun e kuq rendojnë shumë jo vetëm shifrat, por edhe fakti që Liverpool ishte ekipi që investoi më shumë në këtë merkato vere, por deri më tani blerjet e bujshme nuk kanë pasur asnjë efekt. Humbja e fundit kundër Nottingham ishte e 6-ta këtë sezon, një humbje e pastër 0-3 brenda në shtëpi që nuk është pritur mirë nga stafi drejtues.

Për momentin, Slot nuk rrezikon, por sigurisht nuk mund të vijohet pafund me këtë trend, kërkohet një ndryshim i fortë dhe i shpejtë në të kundër Slot e pret shkarkimi. Në raste të tillë, drejtuesit e Liverpool nuk mund të qëndrojnë në pritje, por kanë nisur një sondazh në shkallë të gjerë për të kuptuar se kush mund të jetë pasuesi i Slot nëse situata nuk ndryshon.

Sipas “The Sun”, në tavolinën e drejtuesve të kampionëve në fuqi qëndrojnë emra si Andoni Iraola, trajneri aktual i Bournemoth dhe Oliver Glassner i Crystal Palace. Gjithnjë sipas të tabloidit britanik, një tjetër kandidat potencial është edhe Xabi Alonso, trajneri aktual i Real Madrid.

“The Sun” shton se situata te Alonso nuk po kalon një moment të mirë në Madrid, është vënë ndjeshëm në dyshim dhe nëse shkarkohet, atëherë mund të kemi një rikthim të bujshëm në shtëpi, këtë herë në rolin e trajnerit. Emra të tjerë në listë janë edhe Jurgen Klopp, Steven Gerrard apo Zinedine Zidane.

MARKETING