Në listë me Zhoao Feliks, Çelsi vendos për të ardhmen e Brojës dhe 22 lojtarëve të tjerë

Në listë me Zhoao Feliks, Çelsi vendos për të ardhmen e Brojës dhe 22 lojtarëve të tjerë

E ardhmja e Armando Brojës është në ajër, pas përfundimit të këtij sezoni. Sulmuesit të Kombëtares i përfundon huazimi tek Evertoni dhe do të kthehet te Çelsi.

Blutë e Londrës po ashtu e kanë jashtë planeve për sezonin e ardhshëm. “Record” raporton se Broja është pjesë e listës me 23 lojtarë, që do të jenë në shitje gjatë merkatos së verës.

Trajneri Mareska nuk i ka pjesë të planeve, ndërsa pjesë e listës është edhe Zhoao Feliks. Ky i fundit qëndron në huazim te Milani ku po ashtu nuk ka lënë gjurmë.

Broja ka kaluar një periudhë të gjatë të mbushur me dëmtime. Së fundmi është rikuperuar plotësisht. Çelsi prej kohësh ka preferuar huazimin për 23-vjeçarin e Kombëtares shqiptare, ndërsa tashmë pritet largimi përfundimit.

Kujtojmë se kontrata e sulmuesit të lindur në Angli përfundon në vitin 2028.

MARKETING