Në Kuvend seanca të pesë komisioneve

Në Kuvend seanca të pesë komisioneve

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisioni për kulturë dhe turizëm, Komisioni Ligjvënës-juridik, Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike.

Në kuadër të Komisionit për çështje ekonomike, punës dhe politikës energjetike, do të mbahet debat publik për angazhim me punë të personave, me të cilin parashikohet thjeshtëzimi i procedurës për angazhim me punë përmes vendosjes së sistemit më të thjeshtë për regjistrim, i cili do të menaxhohet nga Agjencia për punësim. Me zgjidhjen ligjore pritet të rregullohet mënyra e vendosjes së angazhimeve të punës me apo pa ndërprerje, të cilat do të kenë rol të rëndësishëm për përfshirje të kategorive të caktuara të personave në kuadër të ekonomisë formale. Po ashtu, pritet të nxitet konkurrenca korrekte, duke siguruar se të gjithë punëdhënësit do të mund të angazhojnë punëtorë me kushte të njëjta, posaçërisht në periudha me vëllim të rritur të punës, duke krijuar treg më inkluziv dhe më dinamik të punës.

Para anëtarëve të Komisionit për kulturë dhe turizëm janë Propozimi ndryshimet e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, në lexim të dytë, ndërsa i njëjti ligj është në rend të ditës edhe të Komisionit ligjvënës-juridik, i cili duhet t’i shqyrtojë edhe Propozim ndryshimet e Ligjit për vlerësim.

Në Komisionin për financim dhe buxhet janë Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesat e prokurimit publik për vitin 2024, Programi vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesat e prokurimit publik për vitin 2025, Plani strategjik i Komisionit shtetëror për ankesat e prokurimit publik për vitin 2025 dhe Plani financiar i Komisionit shtetëror për ankesat e prokurimit publik për vitin 2025, të gjitha në lexim të dytë.

Në Komisionin për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor janë Raporti vjetor për punë të ndërmarrjes radiodifuzive publike Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2024, Raporti për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele për vitin 2024, Raporti vjetor për punën e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor për vitin 2024, Raporti për punën Agjencisë për Komunikime Elektronike për vitin 2024.

MARKETING