Në Kuvend do të mbajnë mbledhje tre komisione

Në Kuvend do të mbajnë mbledhje tre komisione

Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione – Komisioni për kulturë dhe turizëm, Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe Komisioni juridik-ligjvënës.

Para anëtarëve të Komisionit për kulturë dhe turizëm janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për bibliotekat dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, të gjitha në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të, në lexim të parë.

Në Komisionin për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për banim dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për orarin e punës të punëtorëve mobilë në trafikun rrugor dhe pajisjet për regjistrim në trafikun rrugor, të dyja në lexim të parë.

Në rend dite të Komisionit juridik-ligjvënës janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore – në lexim të dytë, Propozim-ligji për ndryshime të ligjit për bibliotekat – në lexim të dytë, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprimtarinë turistike – në lexim të dytë, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për të drejtat e autoritit dhe të drejtat e lidhura me të – në lexim të parë, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për banim – në lexim të parë dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për orarin e punës të punëtorëve mobilë në trafikun rrugor për regjistrim në trafikun rrugor, në lexim të parë.

MARKETING