Në Kuvend debat publik për Strategjinë Kombëtare për shëndetin mendor të të rinjve

Debat publik për Strategjinë nacionale për shëndetin mendor të të rinjve, sot do të mbahet në Kuvend, në sallën “Boris Trajkovski”, me fillim në orën 11.
Përveç kësaj, janë caktuar edhe seancat e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës në orën 10 dhe Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, në orën 12.
Në Parlament, në orën 13 duhet të mbahet ngjarja e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore, në të cilin do të prezantohet dokumenti përfundimtar me rekomandime dhe propozime konkrete për veprimin e ardhshëm të Klubit për Çështje dhe Politika Rinore të Kuvendit 2023/2024.