Në Kuvend debat i amandamenteve për ligjet për punë të brendshme dhe për polici

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për mbrojtje dhe siguri, për eurointegrime dhe Komisioni ligjvënës juridik.
Në Komisionin për mbrojtje dhe siguri deputetët do të mbajnë debat të amandamenteve për propozimet e ligjeve për punë të brendshme dhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për polici. Për dy ligjet janë parashtruar më shumë amandamente.
Në rend të ditës së Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është Propozimi i ligjit për veprimtari inovative, zhvillim shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi, me procedurë të shkurtuar.
Ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për orarin e punës së punëtorëve mobilë në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim në komunikacionin rrugor dhe të Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtat e përafërta, të dyja në lexim të parë, janë në rend të ditës së Komisionit për çështje evropiane.
Komisioni ligjvënës-juridiik do ta shqyrtojë Propozimin e ligjit për veprimtari inovative, zhvillim shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi, me procedurë të shkurtuar.