Në Krushevë dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 20 metra
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht të thata, ndërsa dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 20 metra ka në Krushevë.
Siç informon LAMM, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.