Në Kosovë, organizimi kryesor me rastin e festës së Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe

Në Kosovë, organizimi kryesor me rastin e festës së Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe
Në Kosovë, organizimi kryesor me rastin e festës së Kurban Bajramit në Prishtinë, u mbajt në Xhaminë e Madhe, ku hutben e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Në Kosovë, organizimi kryesor me rastin e festës së Kurban Bajramit në Prishtinë, u mbajt në Xhaminë e Madhe, ku hutben e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Tërnava para besimtarëve foli për vlerën e therrjes së kurbanit në këtë festë, duke thënë se krubani është falënderim i Allahut të Madhëruar për begatitë dhe pasurinë e jetës.

“Kurbani është përshkruar si mjet për t’iu afruar Allahut të Madhërishëm dhe si përgjigje ndaj urdhrit të Tij. Kurbani është zgjerimi i shpirtit, mirësi për familjen, nder për mysafirin, dashuri për fqinjin, bamirësi për të varfërit dhe dëshmitar i sinqeritetit të besimit të Zotit”, tha myftiu Ternava.

Tërnava përmendi edhe rëndësinë e paqes në kohën kur po zhvillohen dy vatra luftërash në botë.

Ai bëri lutje që të rikthehet paqja në Palestinë dhe në Ukrainë.

“Në këtë moment të kësaj dite kaq të begatë, lusim Zotin e Madhërishëm që të rikthejë paqen në Palestinë dhe në Ukrainë. Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjellë lumturi dhe gëzim në zemrat e atyre që kanë nevojë”, theksoi Tërnava.

MARKETING