Në Kodrën e Diellit 74 centimetra borë

Në mëngjes më ftohtë është në Kodrën e Diellit, – 8 gradë Celsius, ndërsa ka edhe më së shumti borë, 74 centimetra.

Siç njoftoi DPHM, deri në orën 08:30 janë matur – 6 gradë Celsius në Berovë, -5 në Mavrovë, -4 në Kriva Pallankë, Manastir, Prilep dhe Krushevë, -3 në Tetovë, -2 në Shkup, Petrovec, Ohër, Pretor, Shtip, Demir Kapi, Vinicë dhe Strumicë, -1 në Shkup – Zajçev Rid dhe Kumanovë, si dhe 2 gradë Celsius në Gjevgjeli dhe Dojran.

Lartësia e shtresës së borës deri në orën 7 në Mavrovë ka qenë 15 centimetra, në Krushevë 6 dhe në Gjurishtë 3.

MARKETING