Në Hasanbeg është qëlluar ndaj automjetit të një çifti bashkëshortor, një plumb qorr ka dëmtuar një shtëpi verore në Gazi Babë
B.I. (31) nga fshati Hasanbeg i Shkupit sot në orën 3.30 ka denoncuar se në fshat, derisa lëvizte me veturën në të cilën ishte edhe bashkëshortja e tij, J.B. (35) nga Shkupi ishte qëlluar ndaj tyre me armë zjarri. Nuk ka persona të lënduar dhe po ndërmeren masa për zbardhjen e rastit, informoi Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin ditor.
Në Buletinin e policisë është regjistruar edhe denoncim nga F.Sh. (46) nga Shkupi sipas të cilit mbrëmë në orën 22.50 në rajonin e Gazi Babës nga një plumb qorr nga armë zjarri ishte dëmtuar një shtëpi verore në oborrin e tij.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.