Në Gjermani e bëjnë fakt të kryer, vendim i papritur i Bajernit për Tomas Myler!

Tomas Mylerit nuk do t’i ofrohet rinovimi i kontratës dhe do i japë lamtumirën Bajern Mynihut në verë. Ky është lajmi i përhapur sot nga e përditshmja sportive gjermane “Kicker”, e cila ka mësuar se pas 25 vitesh, sulmuesi do u japë lamtumirën bavarezëve.
Sipas informacioneve të mediave gjermane, në javët e fundit ka pasur dy takime mes Myler dhe drejtuesve dhe përfundimi ka qenë që nuk do të kishte një rinovim të marrëveshjes me të. Njëra anë e medaljes flet për uljen e kontributit të Myler në fushën e lojës sa i përket minutazhit, ndërsa ana tjetër flet edhe për uljen e rrogës që kanë tentuar t’i bëjnë drejtuesit e klubit dhe që nuk është pranuar nga futbollisti.
Sipas këtyre informacioneve, këto janë kontaktet e fundit mes palëve që janë mbyllur me vendimin për lamtumirën e lojtarit në verë, gjë që do të bëhet publike në javët në vijim. Myler iu bashkua Bajernit në vitin 2000 dhe që atëherë ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e ecurisë së klubit.