Në 117 vendvotime në Komunën e Tetovës zhvillohet raundi i dytë i votimit për zgjedhjet lokale

Në 117 vendvotime në Komunën e Tetovës zhvillohet raundi i dytë i votimit për zgjedhjet lokale

Banorët e Komunës së Tetovës në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale kanë mundësi të votojnë për njërin nga dy kandidatët për kryer komune të cilët bazuar në numrin e votave sot arritën në raundin e dytë të votimit. Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) Tetovë njoftoi se votimi ka filluar dhe zhvillohet pa probleme.

“Në të gjitha 117 vendvotimet në kuadër të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) Tetovë, nga ora 7 filloi dhe normalisht po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e sotme lokale”, informojnë nga KKZ Tetovë. Në Komunën e Tetovës do të votojnë 87.878 qytetarë me të drejtë vote”, informoi Nazmi Dauti nga KKZ Tetovë.

Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë përkujton për ndryshim të objektit të votimit në tetë vendvotime të cilat deri tani ishin në dy objekte-shkolla të mesme. Bëhet fjalë për vendvotimet të cilat deri tani ishin në objektin e njohur si “Mjekësia e vjetër” në lumin Shkumbin dhe Shkollën e mesme profesionale komunale “Gjoce Stojçeski-Ambarçe”, përkatësisht “Shkolla e tekstilit”, të cilat po rikonstruohen.

Vendvotimet  1925,1926,1927, 1927/1 me objektin e votimit “Mjekësia e vjetër”, përkohësisht do të transferohen në objektin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në rrugën “Vëllezërit Milladinovc”, nr. 134-Tetovë.

Vendvotimet 1941, 1941/1 1942 dhe 1942/1 me objekt të votimit në shkollën e mesme profesionale komunale “Gjoce Stojçeski-Ambarçe” do të transferohen përkohësisht në objektin e Institucionit Publik Komunal “Mladost” në rrugën “Vëllezërit Milladinovc” nr. 1. (Kopshti Teteks).

MARKETING