Ndryshimet kushtetuese nuk do të shqyrtohen në seancën e sotme të Qeverisë

Ndryshimet kushtetuese nuk do të shqyrtohen në seancën e sotme të Qeverisë

Ndryshimet kushtetuese nuk do të shqyrtohen në seancën e sotme të Qeverisë, konfirmoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, edhe pse dje ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në deklaratë për mediat tha se me siguri sot Qeveria do ta shqyrtojë Propozim-iniciativën e ndryshimeve kushtetuese.

“Sot nuk do të jenë në seancë të qeverisë amendamentet kushtetuese, menjëherë pasi shërbimet të na informojnë atëherë menjëherë do t’i vendosim në rend dite. Pasi t’i rregullojnë shërbimet, kur të vijnë në rend dite do t’ju njoftojmë”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski mohoi se po ushtrohet presion ndaj deputetëve të opozitës për miratimin e amendamenteve kushtetuese.

MARKETING