Ndryshim i rëndësishëm në formatin e Ligës së Kampionëve

Ndryshim i rëndësishëm në formatin e Ligës së Kampionëve
FILE PHOTO: Soccer Football - Champions League - Quarter Final - Second Leg - Bayern Munich v Manchester City - Allianz Arena, Munich, Germany - April 19, 2023 General view of the Champions League trophy before the match REUTERS/Leonhard Simon/File Photo

UEFA ka njoftuar se vetëm një ndeshje do të luhet të martën në mbrëmje, në hapjen e sezonit 2027/28.

Kjo ndeshje do të jetë ajo e kampionëve në fuqi të Evropës, të cilët do të hapin garën e atij sezoni në fazën e ligës, pjesë e një ristrukturimi të madh të formatit tradicional të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, 17 ndeshjet e tjera të javës së parë do të shpërndahen mes mbrëmjeve të së mërkurës dhe së enjtes.

Sipas formatit aktual, 18 ndeshjet e raundit hapës zakonisht ndahen në mënyrë të barabartë në tre netë, me gjashtë ndeshje secilën mbrëmje.

Megjithatë, tani do të ketë tetë ose nëntë ndeshje të mërkurën dhe të enjten gjatë javës së parë të garave.

MARKETING