Ndodh për herë të parë në historinë e Milanit, detajet e fundit pas firmës së Igli Tares si drejtor sportiv

MARKETING
Igli Tare është tashmë drejtor sportiv i Milanit. Dhe pse mungon zyrtarizimi nga kuqezinjtë, gjithçka është kryer mes palëve.
Nga Italia raportohet se në orët e fundit janë mbyllur edhe procedurat burokratike, që kishin mbetur për regjistrimin e Tares. Kështu Milani do të ketë për herë të parë një drejtor sportiv, që nuk është nga Italia.
Kontrata e firmosur është me afat 2-vjeçar dhe me rinovimin për një tjetër. Ish-drejtori i Lacios pritet të përfitojë 800 mijë euro në Milano.
Milani kaloi sezon të dëshuar dhe pse fitoi Superkupën. I gjithë fokusi do të jetë në Itali për edicionin e ardhshëm, pasi nuk janë kualifikuar për në Europë.