Ndodh në Lojërat Olimpike, arbitri anulon golin me VAR dy orë pas përfundimit të ndeshjes

Ndodh në Lojërat Olimpike, arbitri anulon golin me VAR dy orë pas përfundimit të ndeshjes

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Lojërat Olimpike, të cilat ngritën siparin me futbollin, ku takimi që solli më shumë emocione ishte ai mes Argjentinës dhe Marokut.
Lojtarët argjentinas barazuan në minutën e 106’ të sfidës, gjë që acaroi tifozët marokenë, të cilët filluan duke hedhur sende në fushë.

Kjo gjë e detyroi arbitrin që të çonte skuadrat drejt dhomave të zhveshjes pa kontrolluar sistemin VAR deri sa të qetësohej situata, me të gjithë që menduan se takimi u mbyll.
Por pas rishikimit me VAR, dy orë pasi ndeshja mendohej se kishte përfunduar, gjyqtari suedez e anuloi golin e barazimit për pozicion jashtë loje dhe lejoi që të luheshin tre minuta shtesë me stadiumin e boshatisur.

Në këto tre minuta, Maroku arrit të ruante rezultatin dhe të fitonte 1-2, duke marrë tre pikët në një takim që do të hyjë padyshim në librat e historisë.

MARKETING