Ndeshja Pelisteri – Vardari, nesër hap xhiron e 25-të në elitë

Ndeshja Pelisteri – Vardari, nesër hap xhiron e 25-të në elitë

Me ndeshjen Pelisteri – Vardari do të hapet xhiroja e 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pelisteri në këtë ndeshje vjen pas triumfit ndaj Shkupit me rezultat 1:0, teksa Vardari barazoi 1:1 me Shkëndijën. Përballja Pelisteri – Vardari luhet të shtunën në kompleksin “Petar Milloshevski” pranë FFM-së, duke nisur nga ora 15:00. Ndërkohë ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të hënën. /SHENJA/

 

MARKETING