Ndërron jetë sulmuesi i Egnatias, humb ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes me Partizanin

Ndërron jetë sulmuesi i Egnatias, humb ndjenjat në fushë gjatë ndeshjes me Partizanin

Futbolli shqiptar është në zi. Rafael Duamena, sulmuesi ganez i Egnatias ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një rrëzimi të sulmuesit në fushën e lojës gjatë ndeshjes me Partizanin. Në javën e 13-të të kampionatit shqiptar, ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit u ndërprerë në minutën e 24-të, kur Duamena humbi ndjenjat duke rënë në fushë. Rrëzimi i sulmuesit ganez ndodhi në ecje të lirë, pa pasur përplasje fizike me kundërshtarët.
Menjëherë ekipet e ndihmës mjekësore dhe autoambulanca hynë në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë sulmuesit. Ai u transportua menjëherë në spital pa ndjenja, ku fatkeqësisht njoftohet se ka ndërruar jetë. Kjo nuk ishte hera e parë që sulmuesit i ka ndodhur kjo gjendje në fushë.

Vite më parë ai është diagnostikuar nga një problem në zemër dhe në vitin 2020 është detyruar të vendosi debrifilator, për të shmangur arrestet kardiake. Nuk dihet nëse Rafael Duamena i është ndaluar të luajë futboll pas kësaj ndëryrje, e cila dyshohet se i kushtoi jetën.
Ndeshja midis Partizanit dhe Egnatias është ndërprerë dhe nuk do të luhet, teksa pritet një datë tjetër për vijimin e takimit i cili ishte në shifrat 1-1.

MARKETING