Ndërron jetë hafizi i njohur nga Shkupi

Ndërron jetë hafizi i njohur nga Shkupi

Ka ndërruar jetë Hafiz Saduddin Suleiman, një nga hafizët më të njohur të Shkupit. Ai shërbeu për shumë vite si imam në xhaminë historike Murat Pashë, e cila ndodhet në Çarshinë e Shkupit.

MARKETING

Gjatë kohës së shërbimit të tij, ai falte namazin e mëngjesit, akshamit dhe të natës, duke përfshirë gjithashtu edhe namazin me hatme. Hafiz Sadudini njihej për njohuritë e thella dhe memorizimin e fuqishëm të Kuranit dhe ishte një figurë e njohur jo vetëm në Shkup, por edhe në tërë Ballkanin.

Ai ka trajnuar shumë studentë dhe ka qenë anëtar i Komisionit për Memorizimin e Kuranit në Myftininë e Shkupit.

Namazi i xhenazes së të ndjerit do të falet në Xhaminë e Jahja Pashës në Shkup, pas namazit të iqindisë.

MARKETING