Ndërron jetë 49-vjeçari i plagosur në fshatin Batincë

Sot rreth orës 10:55, në Spitalin e Qytetit është sjellë një burrë 49-vjeç, me dy plagë në zonën e gjoksit dhe pa shenja jete. Lajmi është konfirmuar nga vetë Spitali i Qytetit, lidhur me të shtënat që kanë ndodhur në fshatin Batincë.
Sipas deklaratës zyrtare nga spitali, menjëherë pas pranimit të pacientit janë ndërmarrë masa reanimimi, por mjekët kanë konstatuar se ai ka qenë tashmë i pajetë në momentin e mbërritjes.
“Sot, rreth orës 10:55, në spital është sjellë një person i gjinisë mashkullore, 49 vjeç, me dy plagë në pjesën e gjoksit. Janë ndërmarrë menjëherë masa për reanimim, por është konstatuar që ai është tashmë i ndjerë”, thuhet në deklaratën e spitalit.
Viktima është identifikuar si Agim Muharremi, banor i Batincës dhe pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut.