Ndërron jetë 16 vjeçari në spitalin e Koçanit, trupi është dorëzuar për autopsi

Një djalë 16-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Koçanit pasi më parë ishte sjellë në gjendje të pavetëdijshme.
MPB njofton se personi është sjellë në spital dje rreth orës 20:30.
Informacionet fillestare janë se në trup nuk ka shenja dhune, por fjalën e fundit për këtë duhet ta japë raporti i autopsisë./Telegrafi/