Ndërpritet seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës – nuk ka kuorum

Ndërpritet seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës – nuk ka kuorum

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e ka ndërprerë seancën për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës në mungesë të kuorumit.

Në sallë ishin të pranishëm vetëm deputetët e pushtetit dhe mungoi opozita.

Për zgjedhjen e presidentit, në votimin e parë kërkohen të paktën 80 vota për.

“Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë në këtë seancë i bëra apele deputetëve të cilët mungojnë që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhjet me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht s’i kemi 2/3 e deputetëve”, ka thënë ajo.

MARKETING