Ndërprerje në furnizimin me ujë për shfrytëzuesit e disa rrugëve në Shkup

Shfrytëzuesit e disa rrugëve në kryeqytet sot do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë në disa periudha gjatë ditës, kumtuan nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup.
Sipas njoftimit, ndërprerje të ujit do të kenë banorët e rrugëve “Sofiska”, “Briselska”, “Njegosheva”, “Kopenhagenska”, “Stokholmska” dhe “Petar Draganov”, duke filluar nga ora 09:30, për shkak të ndarjes së një shahti në rrugën “Moskovska” nr. 12. Furnizimi do të rikthehet pas përfundimit të punimeve.
Për shkak të lidhjes së një tubacioni f100 mm në rrugën “9 Maji” nr. 4, ndërprerje të ujit do të kenë edhe përdoruesit e një pjese të kësaj rruge. Punimet do të nisin në ora 09:00 dhe do të zgjasin deri në përfundimin e tyre.