Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në aksin Veles – Gradsko

Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në aksin Veles – Gradsko

Për shkak të ndërtimit aksit testues (vendosjes së shtresës asfaltike), sot nga ora 08:00 deri në ora 16:00, do të jetë e mbyllur për qarkullim Aksi 4 nga rruga rajonale R1102, pjesa nga fshati Nogaevci deri në fshatin Viniçan, informojnë nga LAMM.

Ndërprerja e përkohshme e komunikacionit, siç thonë nga LAMM, është në kuadër të “Rehabilitimit të rrugës rajonale R1102, Veles – aksi Gradsko”.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

 

MARKETING