Nderim Nexhipi emërohet drejtor sportiv te klubi turk Manisa

Nderim Nexhipi emërohet drejtor sportiv te klubi turk Manisa

Nderim Nexhipi mbylli aventurën me Ballkanin teksa drejtori sportiv do të nisë një nga aventurat më të rëndësishme në karrierë. Ashtu siç edhe siç pritej ish-futbollisti i Partizanit është emëruar pikërisht në rolin e drejtorit sportiv në klubin turk të Manisas. Këta të fundit janë pjesë e Ligës së Parë turke dhe nëpërmjet kontributit të Nexhipit, të cilit i duhet të gjejë elementët e duhur për të përforcuar skuadrën, do të tentojnë ngjitjen në elitën e turke.

Kujtojmë se Nexhipi ishte autor i një pune të shkëlqyer me Ballkanin duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi dy tituj kampion ndërsa po ashtu regjistroi edhe një tjetër rekord, pasi ekipi nga Suhareka u bë e para skuadër që mori pjesë në kompeticionet europiane duke u kualifikuar në Conference League.

Në fjalët e tij të para si drejtor i Manisës, Nexhipi theksoi se e ndjek futbollin turk prej vitesh dhe se objektivi i tij është të ndërtojë një skuadër që të luftojë për të fituar kampionatin.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Manisës, falenderoj presidentin dhe administratën e klubit për mundësinë e dhënë. Duam të ndërtojmë një skuadër që të fitojë kampionatin, e ndjek futbollin turk prej vitesh dhe jam këtu për disa arritje të reja në karrierë. Do të bëjmë gjithçka të jetë e mundur që Manisa të luaj në Superligë. Unë kam fituar dy tituj kampionë me Ballkanin dhe u kualifikuam për në Conference League dhe dua ta vazhdoj këtë sukses duke ngjitur në maja edhe Manisën”, u shpreh Nexhipi.

MARKETING