Ndalohet qarkullimi për kamionët për shkak të zjarrit afër Bllacës, qarkullimi për veturat devijohet

Ndalohet qarkullimi për kamionët për shkak të zjarrit afër Bllacës, qarkullimi për veturat devijohet

Nga MPB në një njoftim për media kanë deklaruar se për shkak të zjarrit që është hapur është vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit të automjeteve nga pika kufitare Bllacë në drejtim të Shkupit, raporton SHENJA.
“Automjetet e pasagjerëve tani kalojnë përmes fshatit Bllacë e Epërme, nëpër rrugën e vjetër drejt fshatrave Banjan, Glluvo dhe pastaj Shkup.
Gjithashtu, është vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit edhe në drejtimin nga Shkupi drejt pikës kufitare Bllacë. Qarkullimi në këtë drejtim është devijuar në rrugën rajonale R-2239 përmes fshatit Brazdë, Glluvo dhe Bllacë e Epërme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING